Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Debati për buxhetin në Mitrovicë të Veriut, i caktuar në ditën e verdiktit në Hagë, shtyhet për 18 shtator

Gazeta10
15 September 2026 - 23:42

I caktuar fillimisht për 16 shtator, në ditën kur në Hagë pritet të shpallet verdikti ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, debati publik për Projektbuxhetin e Komunës së Mitrovicës së Veriut për vitin 2027 është shtyrë për 18 shtator.

Fillimisht, Komuna kishte njoftuar se debati do të mbahej më 16 shtator, po nga ora 10:00.

Në të njëjtën kohë, në Hagë pritet të shpallet verdikti për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, të cilët janë duke u gjykuar tash e rreth pesë vjet e gjysmë.
Asamblisti i PDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, Emir Azemi, ka thënë për KosovaPress se nuk ka qenë i informuar paraprakisht për caktimin e debatit më 16 shtator. Ai ka ngritur dyshime se caktimi i kësaj date mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Lexo po ashtuArrestohet një i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj 2023“Nëse e kanë lënë me 16, vendimi është ditur shumë më herët, kjo mendoj që ka qenë qoftë një provokim apo lëshim nga ana e tyre. Nuk është dashur me 16 me e lënë, sepse ka ditë tjera sa dush”, ka thënë Azemi.

Sipas tij, debati ka mundur të mbahej në një ditë tjetër, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të marrin pjesë.
“Mendoj se ka pasur ditë të tjera ku kanë mundur me marrë pjesë krejt qytetarët, se në Mitrovicë të Veriut nuk marrin pjesë vetëm serbët në dëgjime publike. Kjo ju kish bo nderë edhe atyre edhe të tjerëve që me lon në ditë tjetër, jo më 16, sepse më 16 është datë shumë e rëndësishme për kombin ton”, tha ai.

Ndërkaq, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Vladimir Jovanoviq ka caktuar 18 shtatorin si datën e re për mbajtjen e debatit publik, i cili do të nisë nga ora 10:00.

Në këtë debat pritet të diskutohet Projektbuxheti i Komunës për vitin 2027, përfshirë të hyrat, shpenzimet, investimet kapitale dhe prioritetet për vitin e ardhshëm.
Lexo po ashtuShtrenjtohet ndërtimi në Kosovë për 4.4 për qind, ja çfarë ndikoi më së shumtiNdërsa më 16 shtator, nga ora 10:00, në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.