Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Debati për Prishtinën”/ Ahmeti sqaron: Përparim Rama i vetmi që ka refuzuar të marrë pjesë në debat në Kanal10

Gazeta10
02 Tetor 2025 - 23:23

Drejtori i përgjithshëm i Kanal10, Arben Ahmeti, ka deklaruar se kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, ka refuzuar të marrë pjesë në debate në disa studio televizive, përfshirë Kanal10.

Ahmeti tha se pretendimet e Ramës se nuk ka pasur debate të konfirmuara nga kundërkandidatet nuk janë të sakta, duke shtuar se pjesëmarrësit e tjerë, përfshirë Ismailin, Çekun, Shahini dhe Berishën, kanë qenë të konfirmuar në televizionin e gazetarëve, Kanal10, dhe i vetmi që ka refuzuar pjesëmarrjen ka qenë Rama.

“Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama ka refuzuar që të jetë në secilën prej studiove televizive, përfshirë Kanal10, me arsyetimin që nuk është i interesuar për debate. Ndërkohë derisa ka qenë në studiot e Klan Kosovës si mysafir ka thënë se dua të bëjë një debat në Klan Kosova duke e ditur që ekziston vendimi i LVV-së që të mos shkojë në Klan Kosova dhe pretendimi i z.Rama se nuk ka pasur debat të konfirmuar nga Çeku, Ismaili, Berisha dhe Shahini në studiot e tjera është plotësisht i pavërtetë, meqë në këtë studio në televizionin e gazetarëve kanë qenë të konfirmuar edhe Ismaili edhe Çeku edhe Shahini edhe Berisha, i vetmi që ka refuzuar pjesëmarrjen për debat me ta ka qenë pikërisht Përparim Rama”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.