Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dehari fton për konsulta përfaqësuesit e partive para vazhdimit të seancës konstituive

Gazeta10
19 Prill 2025 - 12:07

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, i ka ftuar përfaqësuesit e partive politike në një takim konsultativ para vazhdimit të seancës konstituive.

Takimi është thirrur për në orën 11:30, për t’u dakorduar paraprakisht se si të shkohet tutje me konstituimin e Kuvendit.

Thirrjen e këtij takimi e ka konfirmuar për Reporteri.net, deputetja e zgjedhur e PDK’së, Ariana Musliu-Shoshi.

“Po, në ora 11:30 është thirrur takimi konsultativ”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Edhe Time Kadriaj nga AAK e ka konfirmuar ftesën për një takim të tillë.

“Po, jemi ftu”, ka deklaruar Kadriaj.

Reporteri.net ka pyetur edhe partitë e tjera për këtë ftesë, mirëpo deri në momentin e publikimit të tesktit s’ka marrë përgjigje.

Në një takim të tillë, Dehari i kishte ftuar partitë edhe të enjten, mirëpo pasi kishte filluar seanca. Pas përfundimit të atij takimi, raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve s’ishte hedhur fare në votim dhe seanca është ndërprerë.

Partitë kanë akuzuar njëra-tjetrën për bllokimin e formimit të institucioneve të reja. PDK, LDK, AAK po insistojnë që anëtarët e kabinetit qeverisës, duhet të japin dorëheqje formale që të betohen si deputetë dhe nuk duhet të vazhdojnë punën në ekzekutiv.

Ndërkohë, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po e cilëson si të pakuptimtë kërkesën për dorëheqje. Sipas tij, Qeveria e tij është në dorëheqje që nga 23 marsi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.