Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dehari: Nuk është zgjidhje që seancat të thirren njëra pas tjetrës pa një marrëveshje

Gazeta10
11 August 2026 - 13:34

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka folur rreth gjendjes së krijuar në Kuvend i cili ka mbetur ende pa zgjedhur Kryetarin dhe Nënkryetarët.

Ai në një deklarim për media ka theksuar se përderisa nuk ka marrëveshje edhe nuk po thirret seanca.

“Sa i përket rregullores që çdo 48 orë duhet me u thirrë seanca, ajo dihet por nuk ka sanksione”, tha Dehari duke shtuar se ma mirë është me pasë një marrëveshje politike që zgjidhet problemi, sesa na e dimë se me 28 dhjetor u mbajtën 57 seanca dhe nuk sollën asgjë të re.

Ai ka shtuar se çfarë kuptimi do të kishte nëse të mbahen seanca dhe vazhdimisht të mos kemi rezultate.

“Nëse janë për zgjidhje, le t’i thirrin arsyes edhe ta gjejnë një marrëveshje e pastaj shumë lehtë kriza do të tejkalohet”, tha mes tjerash Dehari.

Për më shumë shikone videon e plotë./GAZETA10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.