Gazeta10

Deklaratat e Kurtit, Hoti thotë se Kosova ka nevojë për urtësi dhe normalitet

Ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritkuar deklaratat e fundit të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se vendi ka nevojë për urtësi dhe normalitet, raporton Gazeta10.

Hoti ka thënë se nga Kosova duhet të dërgohen mesazhe që nxisin pozitivitet për të ardhmen euro-atlantike të vendit.

Tutje, Hoti ka thënë se çështje të hapura me fqinjin verior duhet të zgjidhen përmes dialogut sepse nuk ka opsion tjetër.

Ai ka ftuar Kurtin për koordinim ndërkombëtar.

Këtu keni statusin e plotë:

“Kosova ka nevojë për urtësi dhe normalitet në qeverisje. Nga Kosova duhet të dërgohen mesazhe që nxisin pozitivitet për të ardhmen tonë euro-atlantike, për jetë më të mirë e për sigurinë e investimeve.

Ne duhet që të sqarojmë para të gjithëve se ende kemi çështje të hapura me fqinjin verior, të cilat çështje do t’i zgjidhim me dialog, në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar, sepse opcion tjetër nuk ka dhe nuk do të lejohet të ketë”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë