
Autori i emisionit “Kampionët”, Lorik Gashi që është njëherësh edhe redaktor i sportit në Kanal 10, ka sqaruar situatën e fundit që ka ndodhur në emisionin e fundit sportive për këtë vit dhe pas përfundimit të tij.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq të emisionit “Kampionët”
Në emisionin e fundit për këtë vit kemi diskutuar për (mos) licencimin e FFK-së, por debati i tensionuar, fatkeqësisht ka vazhduar edhe pas përfundimit të emisionit. Megjithatë, të ftuarit e tjerë dhe stafi kanë ndërhyrë për të evituar atë që s’duhet të ndodhte mes zotërinjëve Zeka dhe Statovci. Më vjen keq për atë që ka ndodhur dhe shpresoj ta vazhdojmë debatin për të gjitha temat e sportit në vitin tjetër.
Faleminderit për mirëkuptim!