
Gazetarja e Kanal 10 Viola Korça është duke qëndruar në fshatin Zllash, vendin ku dyshohet se janë kryer krimet, për të cilat ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa u shpall fajtor dhe u dënua me 26 vjet burg nga Gjykata Speciale.
Ajo ka folur me njërin nga banorët por edhe i afërm i Salih Mustafës dhe njëherit edhe ish pjesëtar i Ushtrisë së Kosovës, i cili prapa kamerave ka thënë se shprehur i zhgënjyer me gjykimin që po u bëhet ish-krerëve të UÇK’së.
Ai shtoi se priste lajme pozitive nga kjo gjykatë por ndodhi e kundërta, raporton Gazeta10.
“Kjo gjykatë është e montuar dhe se akuzat për Salih Mustafën janë të pa baza”, tha ai.
I afërmi i Salih Mustafës shton se Salih Mustafa është i pafajshëm./Gazeta10