Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Delegacioni i BE-së në Serbi i brengosur nga incidentet e dhunshme në zgjedhje: U bëjmë thirrje palëve për qetësi

Gazeta10
25 October 2026 - 19:19

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi ka shprehur shqetësim për raportimet mbi incidente të dhunshme në disa qendra votimi, gjatë procesit zgjedhor në këtë shtet.

Shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi, Andreas von Beckerath, tha se qytetarët serbë duhet të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, von Beckerath u bëri thirrje të gjithë akterëve që të ruajnë qetësinë, të veprojnë me përgjegjësi dhe të përmbahen nga dhuna dhe provokimet.

Ai gjithashtu u kërkoi institucioneve përgjegjëse të garantojnë sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për raportimet mbi incidente të dhunshme në disa qendra votimi”, deklaroi von Beckerath.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.