Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e xhiros së 15-të në Superligë

Gazeta10
23 November 2023 - 15:06

Superliga e Kosovës në futboll do të kthehet në aksion përgjatë kësaj fundjave në kuadër të xhiros së 15-të.

Në program do të jenë disa ndeshje interesante, me fokusin kryesor te derbi Prishtina – Drita.

Ditën e shtunë, Malisheva pret Ballkanin në Suharekë, me Erdall Zasellën që do të drejtojë ndeshjen, gjersa ndihmës i tij do të jenë Fatlum Sekiraqa, Altin Zhegrova dhe Erdon Podvorica.

Në ndeshjen tjetër të ditës së shtunë mes Fushë Kosovës e Dukagjinit, gjyqtar kryesor do të jetë Mentor Ajeti, i cili do të asistohet nga Lumturie Muhadri, Kastriot Peci dhe

Vigan Ibërdemaj.

Ndërkohë, Bardh Ajeti do të jetë kryesor i ndeshjes Feronikeli ’74 – Liria. Burim Jahmurataj do të jetë kryesor i VAR-it, gjersa Fatlum Jashari do të jetë asistent i tij.

Sfidën mes Gjilanit e Llapit do ta drejtojë Genc Nuza, teksa ndihmën atij do t’ia ofrojnë Bekim Rama, Egzon Dakaj e Arbnor Bullatovci.

Ndërkohë, derbi i kësaj xhiro ndërmjet Prishtinës e Dritës do të drejtohet nga Mervan Bejtullahu me Edmond Zeqirin, Ardit Halilajn dhe Hekuran Osmanin si ndihmës të

tij.

Të gjitha ndeshjet e përmendura luhen nga ora 13:00.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.