Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Deliu për asamblistin e VV-së i cili u kap me narkotikë: Eksporti më i madh i këtij pushteti këtë vit

Gazeta10
15 August 2023 - 12:45

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra në një postim në rrjetin social Facebook ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje, pas arrestimit të asamblistit Besnik Mujeci në Tiranë, shkruan Gazeta10.

“Eksporti ma i madh i këtij pushteti këtë vit: 10 mijë doza drogë në Shqipëri nga asamblisti i tyre, në vlerë mbi 400 mijë euro! Respekt. Era shtet!”, ka shkruar ajo.

Asamblisti i LVV-së, Besnik Mujeci së bashku me katër persona të tjerë u kap në Shqipëri pasi i kishin kaluar nga Kosova në Tiranë, 11 mijë e 300 doza ekstazi.

Policia dha një deklaratë zyrtare për sasinë e sekuestruar të ekstazisë të hënën në mbrëmje në Tiranë.

Sipas policisë bëhet fjalë për 11 mijë e 300 kokrra ekstazi me peshë 5 kg e 93 gr dhe me vlerë tregu 400 mijë euro .

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.