Gazeta10

Demokracia e Re e Mitsotakis fiton zgjedhjet, Greqia sërish zgjedhje në fund të qershorit

Me brohorima kanë pritur përkrahësit e partisë Demokracia e Re rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 21 majit, që përmbajnë surpriza të mëdha, ose një tërmet politik siç e kanë quajtur, pasi shënojnë një prej fitoreve më të mëdha të konservatorëve të cilët kanë dalë fitimtarë duke siguruar 40,8% të votave, më shumë se 4 vjet më parë, por edhe humbjen katastrofike të partisë më të madhe opozitare Syriza që është shembur duke marrë vetëm  20,7% të votave, gati 11 pikë më pak se viti 2019.

Megjithë kritikat e partive të opozitës ndaj qeverisë Mitsotakis, grekët kanë preferuar vazhdimësinë e politikave të konservatorëve dhe për herë të parë pas dekadash, harta e vendit është thuajse tërësisht blu.

“Me votën e tyre  grekët treguan se i njohin hapat e rëndësishëm përpara që ka bërë vendi ynë në këto katër vite. Të dhënat e kutisë së votimit janë katalitike. Ata dëshmojnë se Demokracia e Re ka miratimin e qytetarëve për të qeverisur në mënyrë të pavarur dhe të fuqishme. Në fund të fundit, këtë kërkuan votuesit sot dhe e kërkuan fuqishëm , do të thosha në mënyrë absolute”- tha lideri i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis.Për shkak të sistemit proporcional të thjeshtë të djathtët nuk mund të sigurojnë që tani shumicën parlamentare dhe duke qenë se 4 partitë e tjera që hyjnë në parlament,  kundërshtojnë mundësinë e një koalicioni, Greqia shkon në zgjedhje përsëri në fund të qershorit. Gjithsesi lideri i Syrizës Aleksis Tsipras që ka përgëzuar rivalin e tij, ka deklaruar se nuk i lëshon armët.

“Cikli zgjedhor nuk ka përfunduar ende pasi ndoshta do të ketë një garë të dytë zgjedhore, kështu që nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të bëjmë menjëherë të gjitha ndryshimet e nevojshme për të dhënë më të mirën e mundshme në betejën e ardhshme vendimtare dhe përfundimtare elektorale”- tha Lideri i Syriza, Aleksis Tsipras.

Për një mbrëmje fitoreje flasin jo vetëm socialistët që renditen në vendin e tretë me 11,6% duke përmirësuar ndjeshëm përqindjen e tyre krahasuar me 4 vjet më parë, por edhe komunistët  dhe partia e djathtë Zgjedhja Greke.

Të humbur konsiderohen të majtët e ish ministrit të Financave, Gianis Varufakis që nuk kanë mundur të hyjnë në parlament, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje ishte pak më e lartë se viti  2019, në rreth 60%.

NË FOKUS

IMG_5310
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
636e71b2-c97a-4fa6-9174-2f3caa828b7a
“Krejt robt ti q***a”- Presidenti i klubit Phoenix kërcënon dhe fyen redaktorin e sportit në Kanal 10, reagon AGK-ja
gllogjann
Dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi sa ishte në mal ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan
LAJMI-I-FUNDIT
Ky është personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Fushë Kosovë
LAJMI-I-FUNDIT (1)
E tmershme| Një burrë torturon dy femra në një vendparkim në Prishtinë (VIDEO)
XHESI
“O Bes Kallaku”, reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmenden ish-partnerin në koncert
439328729_763480792546922_594554059699914013_n
Njëri në gjumë, tjetri duke shikuar TV – Detaje nga dita tragjike e vrasjes së Gjyljeta Ukella
VDE
Mërgimtari nga Suhareka vdes në aksident tragjik në Itali