

Sot rreth orës 09:45, stacioni policor në Kaçanik ka pranuar një informatë për dëmtimin e simbolit me tre shkronjat e UÇK-së në vendin e quajtur “Guri i Shpuar”.
Kanun Veseli, zëdhënës në policinë rajonale të Ferizajt, tha për Gazetën Express se në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore , shefi i operativës si dhe zyrtarë komunalë e përfaqësues të OVL-UÇK-së.
“Nga hetimet e para dyshohet se simboli është dëmtuar nga persona të panjohur, ndërsa nuk dihet koha e saktë e ngjarjes. Në afërsi të monumentit është vërejtur edhe një zjarr, që dyshohet se ka shkaktuar djegien e materialeve plastike të shkronjave”, tha Veseli për Express.
Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, “ndërsa hetimet po vazhdojnë nga njësitet përkatëse të policisë”, përfundoi Veseli.
Pamje nga vendi i ngjarjes ka publikuar faqja e OVL UÇK-së, dega Kaçanik.
Pamje: