Kronika e Zeze

Dëmtoi pasurinë, policia kërkon ndihmën e qytetarëve në identifikimin e të dyshuarit

Gazeta10
02 Dhjetor 2024 - 10:21

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një burri të dyshuar për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur në Prishtinë.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për veprën Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
02 Dhjetor 2024

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.