
Avokati i familjes Fejzullahu, Tomë Gashi, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, duke thënë se do ta ankimojnë vendimin e Gjykatës.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Gashi ka thënë se me këtë aktgjykim është vërtetuar edhe një herë se ata që vranë Lulzimin e kanë në bashkëveprim dhe vrasjen e rëndë e kanë kryer me dashje të plotë.
“Me kete Aktgjykim eshte vertetuar edhe nje here se ata qe vrane Lulin kan vepruar ne bashkkeveprim njeri me tjetrin dhe se vrasjen e rende e kan kryer me dashje te plote. Si avokat – perfaqesues juridik i familjes se Lulit do te paraqes ankese qe denimi per te dyt te jet maksimal”, shkroi ai.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rigjykim ka dënuar dy të miturit me 10 dhe 9 vjet burgim për vrasjen e rëndë të Lulzim Fejzullahut.
Të pandehurin E.K., e ka dënuar me 10 vjet burgim, e A.A me 9 vjet burgim, duke konfirmuar vendimin e parë, që ishte marrë në maj.