
Raporti: Saranda Alshiqi/Kanal10
Vetëm pak metra larg QKUK-së, mbeturina të shumëta vazhdojnë të grumbullohen cdo ditë.
Kjo gjendje sipas banorëve po vazhdon për gati një vit.
Sipas tyre, situata rëndohet për faktin se mbeturinat ndodhen para një qendre mjekësore.
disa të tjerë thonë se për këtë gjendje përgjegjësinë e kanë vetëm banorët e papërgjegjshëm.
Nga Kompania e Pastrimit thonë se nuk janë përgjegjës për menaxhimin jashtë hapësirave të QKUK-së derisa për raste të deponive ilegale thotë se kanë bashkëpunim me komunën.
Ndërsa Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu ka premtuar zgjidhje të shpejt.
Sipas tij, po punohet drejt nënshkrimit të kontratës për deponitë ilegale.
“Komuna bashkëpunon me kompaninë Pastrimi në raste të tilla. Po ashtu jemi në procedurë të nënshkrimit të kontartës për largimin e deponive të tilla.”- Ilirik Musliu – Drejtor i Shërbimeve Publike
Si shkak i hedhjes së mbeturinave në vende ilegale, kanë nisur edhe gjobat në disa prej komunave të Kosovës.