Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Deputeti i PDK-së: Amerika do të na ndihmojë  të dalim nga kriza, s’ka rëndësi me apo pa Kurtin

Gazeta10
16 June 2023 - 0:28

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti e ka cilësuar si të gabuar deklaratën e kryeministrit të vendit, Albin Kurti për sekretarin e SHBA-së, Antony Blinken.

Haliti në “Prime Time’’, ka thënë se Amerika do ta ndihmojë Kosovën të dal nga kriza, me ose pa Kurtin, raporton Gazeta10.

“S’e di, Amerika e di se ne Akoma jemi adoleshentë në politikë. Por një shtet që ka shpenzuar miliarda për Kosovë. Unë jam i bindur që kanë me na ndihmu me dal prej krize. S’është me rëndësi a është Kurti a po jo. S’është me rëndësi bre, Kosova s’e ka të rëndësishme a është Kurti a dikush tjetër, me rëndësi është se Kosova me ec në kanalet e veta, rrugën e Evropës e Perëndimit.’’, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.