
Pas takimit të 8 orësh të djeshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq, në të cilën nuk u arritë asnjë marrëveshje, është mbajtur një konferencë për media nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ku tha se Kosova dhe Serbia nuk arritën ndonjë marrëveshje për çështjen e targave dhe për këtë hodhi përgjegjësinë sidomos te pala kosovare, raporton Gazeta10.
Për këtë deklaratë dhe akuzë të Borrellit ndaj Kosovës, ka pasur reagime nga më të ndryshmet nga vendi dhe jashtë, duke përfshirë edhe presidentën e vendit, Vjosa Osmani, si dhe vet kryeministri i Kosovës, të cilët u shprehën se Borrell ishte i njëashëm.
Reagim të fuqishëm dhe të thjeshtë ka pasur edhe deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Mefail Bajqinovci, ku ka postuar një foto të Borrell në Facebook me mbishkrimin “Vorrelli”./Gazeta10.