
Deputeti i VV-së, Agon Batusha, ka thënë se VV-ja, e ka kundërshtuar në cdo formë kushtëzimin e vizave me dialogun.
Batusha në një lidhje të drejtpërdrejt nga Brukseli në Info10, ka thënë se kjo qasje është e gabueshme, transmeton Gazeta10.
“Si parti qeveritare, kemi kundërshtuar cdo formë që liberalizimi i vizave të kushtëzohet me dialogun, sepse janë dy procese të ndara. Nuk besoj që do të ndodhë, por nëse kanë filluar të ndodhin këto gjëra në takime, nëse ka ndonjë shtet këtë gjë në mendje, është gabim…cilat janë kushtëzimet për Serbinë, sepse dialogu është edhe për të”, ka thënë ai./Gazeta10