Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputeti i VV-së: Nëse unë kam përdorur gjuhë kërcënuese ndaj SBASHK-ut do të jap dorëheqje

Gazeta10
22 September 2022 - 15:59

Gjatë seancës së Kuvendit, ka ndodhur një përplasje ku kanë debatuar deputeti i VV-së, Ardian Gola, që është kryetar i Komisionit për Arsim dhe Kulturë, dhe deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, e cila është anëtare në këtë komision, raporton Gazeta10.

“Së pari dua të lidhem me fjalimin e kryetarit të Komisionit për Arsim dhe Kulturë, Ardian Gola, i cili thotë që kemi tregu maturi si mazhorancë në takimin dje me SBASHK-un. Mua si anëtare e Komisionit më ka ardhë turp se si ka shku ai takim dhe mazhoranca ka qenë qaq agresive ndaj atyre njerëzve, për keqardhje, sidomos edhe krejt televizionet e kanë pa se çfarë ka ndodh me deputetin dhe kryetarin e SBASHK-ut”, tha Dumoshi.

Pas kësaj ka reaguar kryetari i këtij komisioni, Ardian Gola, duke thënë se e sfidon publikisht Vlora Dumoshin të gjej se ku është përdorur gjuhë me të cilën sindikata është ndjerë e kërcënuar, ku nëse gjendet ai do të jep dorëheqje.

“Unë mundem me iu thënë kështu: Dje, në komisionin parlamentar për Arsim, kryetari i këtij komisioni, së bashku me profesorin Jahja Kokaj, deputetet Albena Reshitaj, Arjeta Fejza e Arjeta Rexhepi kanë qenë në nivelin më të mirë profesional të diskutimit… Ajo që ka eskalu me Dimalin është tjetër, tash unë po e sfidoj publikisht Vlora Dumoshin dhe po i ndihmoj çdokush që mundet me gjet në diskutimin e djeshëm të krejt mazhorancës, përfshirë edhe Albena Reshitaj, nëse vetëm një sekuencë, një sekond e gjen ku është përdorur gjuhë me të cilën sindikata është ndi e kërcënume, e ofendume, publikisht kam me dhënë dorëheqje”, tha Gola.

Pas tij vazhdoi Dumoshi me kundërreplikë.

“I nderuari kryetar po më vjen keq për frustimin tënd, unë cdo respekt për ju e kam pasë gjatë të gjitha takimeve të Komisionit për Arsim dhe Kulturë sepse detyrë e jona është më dhënë kontribut”, tha Dumoshi./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.