
Në emisionin “Prime Time”, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci duke diskutuar për situatën e krijuar pas takimit në Bruksel Kosovë-Serbi ka thënë se kemi një hipokrizi nga ana e përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, raporton Gazeta10.
Bajqinovci,ka thënë se Borrell duhet se pari të zhgënjehet nga Brukseli që nuk është zbatuar marrëveshja e vitit 2016.
Ai madje ka vënë në pikëpyetje nëse kryediplomati spanjoll, është arbitër i Brukselit apo përfaqësues i Spanjës, që nuk e ka njohur ende Kosovën.
“Është një hipokrizi nga Borrellli. Ku del dhe thotë se “jam shumë i zhgënjyer nga Kosova”. Borrelli duhet të jetë i zhgënjyer së pari nga Brukseli, ku në vitin 2016 është nënshkruar vendimi për targat, që duhet të zbatohet por që 1 vit kjo marrëveshje nuk është zbatuar. Andaj Borrelli duhet së pari të zhgënjehet me Bashkimin Evropian dhe jo të thotë një fjali e cila për neve është e pa pranueshme sepse ose duhet të zbatohet marrëveshja e Brukselit ose Borrelli se ka mirë. Borell se di a poi përfaqëson shtetet shumicë që na kanë njohur, apo shtetin e Spanjës”, a deklaruar në Prime Time Bajqinovci./Gazeta10