
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka thënë se e sfidon ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për pagën e tij.
Mustafa përmes një postimi në Facebook ka publikuar pagën e tij që e mori për muajin shkurt 2021 gjatë kohës sa ishte miinistër të cilën e kishte 1 mijë e 208 euro e 42 centë.
“E sfidoj Hekuran Muratin ta publikojë pagën e tij për muajin shkurt 2023!”, ka shkruar Mustafa në rrjetin e tij social, Facebook.
“Paga ime e ministrit për muajin shkurt 2021 ka qenë 1.208,42 euro. Shihni SMS që kam pranuar nga banka”, ka shtuar ai.
Ndërsa deputeti nga LDK-ja ka përfunduar duke pyetur ministrin e Financave. “Hekuran, sa qindra euro ja ke rritë pagën vetes?!”/Gazeta10