Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputetja britanike e quan fyerje pjesëmarrjen e njeriut të Millosheviçit në konferencë, ministra kërkoni falje

Gazeta10
01 December 2022 - 11:06

Pjesëmarrja e ish-aleatit të Sllobodan Millosheviçit, Ivica Daçiq, në konferencën për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt të organizuar nga Ministria e Jashtme, ka ngjallur reagime të shumta.

Ivica Daçiq, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, iu dha një vend për të folur dhe në rreshtin e parë në ngjarjen, e cila u mbajt në Westminster.

Deputetja Preet Kaur Grill, me një postim në Twitter, ka reaguar duke thënë se kjo është një fyerje ndaj të mbijetuarave dhe ka kërkuar demarsh.

“Të ftosh ish-zëdhënësin e Sllobodan Millosheviqit në një konferencë ndërkombëtare për parandalimin e dhunës seksuale në konflikt është një fyerje për të mbijetuarit. Ai përdori përdhunimin si mjet lufte kundër dhjetëra mijëra grave dhe burrave. Ministrat duhet të kërkojnë falje.”, tha Grill./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.