
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, ka thënë në Nish të Serbisë se ka vullnet që Kosova dhe Serbia ta intensifikojnë dialogun Kosovë-Serbi, raporton Gazeta10.
Der Leyen ka thënë se bisedimet janë të vështira por shpreson në një zgjidhje të shpejtë.
Më tej ajo ka thënë se duhet konstruktivitet nga të dyja palët.
“Ka vullnet të mirë nga të dyja palët, do të intensifikojmë dialogun”. Bisedimet janë të vështira, shpresoj se shpejt do të kemi një zgjidhje konkrete, por duhet konstruktivitet nga të dyja palët”, tha ajo. / Gazeta10.