Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Derbi i Anamoravës dhe përballja Llapi – Ballkani vijnë në xhiron e tetë të Superligës

Gazeta10
03 October 2024 - 14:24

Xhiro e tetë e Superligës vjen me disa ndeshje shumë interesante, ku skuadrat e pjesës së epërme të tabelës do të përballen mes vete.

 

Kryendeshja e kësaj xhiroje është derbi i Anamoravës, ku Drita dhe Gjilani përballen për herë të parë këtë edicion.

 

Të shtunën në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, skuadrat që shënuan fitore xhiron e kaluar, synojnë që ta vazhdojnë këtë ecuri pozitive edhe në derbi.

 

Drita e ka nisur mjaft mirë edicionin e ri në Superligë, ku kanë katër fitore pas pesë ndeshjeve.

 

Ndërkohë, edicioni i ri nuk ka filluar aspak mirë për Gjilanin, të cilët kanë vetëm dy fitore pas shtatë xhirosh.

 

Ndeshje tjetër shume interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin “Zahir Pajaziti” të dielën, ku Llapi i Tahir Batatinës do të jetë nikoqir i Ballkanit të Artim Pollozhanit.

 

Përballjet mes këtyre skuadrave viteve të fundit kanë qenë gjithmonë të zjarrta dhe e njëjta që pritet të jetë edhe të dielën në Podujevë.

 

Xhiro e tetë starton me përballjen Ferizaj – Dukagjini, që luhet të premten.

 

Të dyja këto skuadra nuk po kalojnë në formës aspak të mirë në ndeshjet e fundit dhe kërkojnë këndelljen në këtë sfidë.

 

Prishtina këtë raund do të përballet me skuadrën e fundit në tabelë, Feronikelin ’74.

 

Prishtina vjen te kjo sfidë pas humbjes nga Gjilani, teksa Nikli xhiron e kaluar arkëtoi pikën e parë kundër Malishevës.

 

Suhareka dhe Malisheva do të përballen të dielën në stadiumin e qytetit në Therandë.

 

Që të gjitha këto përballje startojnë me fillim nga ora 15:00.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.