Gazeta10

Derbi i Madridit luhet këtë të shtunë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka theksuar se Vinicius Junior është lojtari më vendimtar aktualisht. Por të shtunën në La Liga, ai do të ballafaqohet me një tjetër futbollist të klasit botëror, Antoine Griezmannin e Atletico Madridit.

Sulmuesi francez përfundoi nënkampion i botës dhe Atletico Madridi po lufton për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve. Griezmanni aktualisht po shkëlqen në aspektin individual.

Derbi mes Real Madridit dhe Atletico Madridit zhvillohet të shtunën nga ora 18:30 dhe i takon xhiros së 23-të të elitës së futbollit spanjoll.

Real Madridi është i dyti me 51 pikë, tetë më pak se Barcelona.

Atletico në vendin e katërt ka 41 pikë. Skuadra që drejtohet nga Diego Simeone ka vetëm pesë pikë më shumë se Real Betisi që pozicionohet në vendin e pestë.

Tifozët e Atletico Madridit kanë përjetuar një prej edicioneve më të dobëta të skuadrës.

Atletico u eliminua në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, ndërsa dështoi edhe të dilte në vendin që dërgon në Ligën e Evropës.

Një fitore ndaj Realit do t’i gëzonte ata, por “Rojiblancos” nuk kanë fituar në ligë në “Santiago Bernabeu” që prej vitit 2016.

Griezmanni iu bashkua Atleticos në vitin 2014 pasi ekipi e fitoi ligën dhe më pas kaloi te Barcelona në vitin 2019. Francezi u kthye te Atletico Madridi në vitin 2021. Atletico edhe në edicionin 2020/21 triumfoi në ligë, pa Griezmannin në skuadër.

Griezmanni në vikendin e kaluar shënoi një gol të bukur për ta ndihmuar Atleticon t’i fitonte pikët e plota ndaj Athletic Bilbaos.

Ai ka marrë pjesë në 45% të golave të shënuar nga Atletico në ligë. Ka shtatë gola të shënuar e shtatë asistime.

Përballë, Griezmanni dhe Atletico do ta kenë Real Madridin, një prej ekipeve më të forta aktualisht.

Madrilenët shkatërruan Liverpoolin në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur në “Anfield” të martën, 5:2.

Derbi i Madridit kthen kujtimet e skenës kur tifozët e Atleticos kishin varur me litar në një urë një kukull me ngjyrë, me fanellë të Viniciusit, para ndeshjes së Kupës së Mbretit në muajin janar.

Reali e fitoi atë ballafaqim 3:1, ndërsa Viniciusi shënoi gol në kohën shtesë për ta siguruar triumfin.

“Los Blancos” fitoi ndaj Atleticos 2:1 edhe në La Liga në muajin shtator. Viniciusi ishte cak i fyerjeve raciste jashtë stadiumint “Metropolitano”.

Reali do të jetë pa Rodrygon dhe David Alaban të lënduar, ndërsa Atleticos i mungon mesufshori Rodrigo de Paul.

Sytë do të jenë kah Viniciusi dhe Griezmanni, dy prej sulmuesve më të mirë në ligë për momentin.

Kryesuesja e tabelës, Barcelona, mund të përfitojë nga kjo ndeshje.

Barça të dielën luan në udhëtim tek Almeria, në ndeshjen që nis në orën 18:30.

NË FOKUS

gruaja
Vrasja e gruas në Pejë nga burri i saj, detajet e fundit nga rasti tragjik
valonn
Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj
vrasja-576x360-1
Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: Gjyljeta punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut
KOBRA
Kush e vrau Ahmet Krasniqin?! - Historinë e padëgjuar e rrëfen Naser Vllasi(Kobra)
1-55-600x360-1
Një grua sulmon dhe rrah keq një grua tjetër në Prishtinë, arrestohet brenda pak minutave
akil
“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e gruas së tij jep detaje për divorcin e dhunshëm
Screenshot 2024-04-17 132715
“E takova një ditë më parë, ishte…” – qytetari nga Peja flet për takimin e fundit me Edmond Lajqin
naser
Detaje të padëgjuara nga Naser Vllasi –Shërbimi Intelegjent, Kadri Veseli pjesë e këtij shërbimi