
Të shtunën e 25 shkurtit është luajtur derbi i Madrid në mes skuadrave të këtij qyteti, Real Madrid dhe Atletico Madrid.
Ky derbi që u luajt në stadiumin “Santiago Bernabeu” përfundoi me barazim, me shifrat 1-1.
Në minutën e 65-të, sulmuesi argjentinas i Atleticos, Angel Correa u ndëshkua me të kuq pas një goditje që i kishte bërë Rudigerit, mbrojtësit të Real Madrid.
Golin e parë në takim e shënoi Jose Maria Gimenez për epërsinë e Atletico Madrid në minutën e 78-të.
Mirëpo, për barazim dhe rezultatin final të ndeshjes u përkujdes 18-vjeçari, Alvaro Rodriguez, i cili hyri në lojë si zëvendësues.
Pas këtij barazimi, Real Madrid mbetet në pozitën e dytë, 7 pikë më pak se lideri i tabelës, Barcelona, të cilët i kanë 59 pikë. Ndërsa, Atletico Madrid pozicionohet në vendin e katërt me 42 pikë.