
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi fluksin në pikat e kalimit kufitar të Kosovës, ku vërehen vonesa më të gjata në dalje të vendit, veçanërisht në pikën kufitare të Muçibabës.
Sipas të dhënave zyrtare të përditësuara në orën 21:07, pika kufitare Muçibabë po përballet me fluksin më të madh në dalje, ku pritshemëritë për vetura arrijnë deri në 90 minuta, ndërsa është formuar një kolonë automjetesh prej rreth 1 kilometri (1000 metra).
Fluks edhe në Merdarë dhe Hani i Elezit
Merdarë: Dalja nga Kosova po shoqërohet me një kolonë prej rreth 150 metrash, ndërsa kohëpritja lëviz nga 5 deri në 10 minuta. Në hyrje, gjendja është e qetë (3-5 minuta)
Hani i Elezit: Kolona të veturave janë vërejtur në të dyja drejtimet. Në hyrje raportohet një kolonë prej 150 metrash (pritje 10-15 minuta), ndërsa në dalje kolona është rreth 100 metra (pritje 5-10 minuta).
Qetësi në pikat e tjera kufitare
Në pikat e tjera kryesore si Vërmicë, Jarinje, Bërnjak, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Mutivodë dhe Kullë, qarkullimi po zhvillohet pa pengesa të theksuara, ku kohëpritjet si në hyrje ashtu edhe në dalje luhaten nga 3 deri në 5 minuta.
Sa i përket transportit të mallrave (kamionëve), nuk raportohet për vonesa apo kolona në asnjë prej pikave kufitare.
