Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Dëshmitari 24: Thaçi pas luftës punoi me LDK-në për të mirën e Kosovës

Gazeta10
12 Shtator 2023 - 15:37

Dëshmitari i 24-të i cili i cili ishte anëtar i LDK-së dhe komandant i UÇk-së ka vazhduar dëshminë e tij në seancën private.

Më pas mbrojtja ka pyetur atë në seancë publike,.

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, e pyeti dëshmitarin për të gjitha koalicionet PDK-LDK që nga paslufta, të cilat dëshmitari i ka konfirmuar të gjitha.

Ai konfirmoi edhe pyetjen e Keohes se “Thaçi ka punuar krah për krah me LDK-në për të mirën e Kosovës”

Biseda e plotë:

Keohe: Ju në ZPS keni folur për problemet që kanë lindur pas luftës. Do të doja të shohim veprimtarinë tuaj pas luftës për të parë nëse përputhet me pyetjet. A është e vërtetë që nga viti 2001 deri më 2004, Thaçi u bashkua në koalicion me Rugovën dhe z.Thaçi u tërhoq pastaj dhe lejoi Bajram Rexhepin

Dëshmitari: Po

Keohe: Ishte Thaçi ai që mbështeti Rugovën të bëhej president ne Parlamentin e Kosovës.

Dëshmitari: Po

Keohe: 2004-2007 Thaçi ishte në opozitë me PDK-në dhe pajtohej që bashkohej me ekipin e Rugovës për të bërë negociatat për statusin e Kosovës. Dhe ky grup është kryesuar nga një udhëheqës i LDK-së, Fatmir Sejdiu dhe Thaçi punoi me këtë ekip ndonëse ishte në opozitë?

Dëshmitari: Po

Keohe: Nga 2007 deri në 2010 dhe u bë kryeministër. Ftoi LDK-në që të bashkohej në koalicion për të formuar qeverinë?

Dëshmitari: Po

Keohe: Fatmir Sejdiu personi që e përmenda më herët u bë president i Kosovës?

Dëshmitari: Po

Keohe: 2014 deri 2017 pasi fitoi zgjedhjet Thaçi, ai e solli LDK-në si pjesë të koalicionit dhe ia dha pozitën e kryeministrit udhëheqësit LDK-së, Isa Mustafës?

Dëshmitari: Po

Keohe: Në 2016 LDK-ja votoi në favor të Thacit për president?

Dëshmitari: Po

Keohe: Pra gjatë gjithë kësaj kohe Thaçi ka punuar krah për krah me ju dhe LDK-në për të mirën e Kosovës apo jo?

Dëshmitari: Po

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.