
Raporti: Bleona Dallaveraj/Kanal10
Oficeri i inteligjencës britanike, Francis Ledwidge, ka përfunduar dëshminë e tij në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Të mërkurën, Ledwidge, u është përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes së ish-presidentit Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi.
Teksa u pyet nga avokati Gregory Kehoe për një raport të OSBE që flet për dëbimet e popullatës shqiptare nga forcat serbe, Ledwidge u shpreh se edhe ai i kishte parë disa prej tyre.
Ledwidge: Jo përkundrazi e konfirmoj këtë, ekipet tona pas dëbimit janë zhvendosur në Shqipëri, unë vetë kam qenë njëri prej këtyre personave. Këto janë fakte të vërteta dhe që i pranoj plotësisht.
Francis Ledwidge – Dëshmitar
Kehoe: Duke filluar në shkurt e duke vazhduar mars prill e me radhë popullsia shqiptare e Kosovës është dëbuar me forcë nga forcat serbe qofshin ato ushtarake, policia apo para ushtarake apo paramilitarët
Gregory Kehoe – Avokat mbrojtës i Hashim Thaçit
Ledwidge: Po disa prej tyre i kam parë me sytë e mi
Francis Ledwidge – Dëshmitar
Tutje dëshmitari Ledwidge ka folur edhe për mizoritë e kryera nga forcat serbe ndaj popullit shqiptar.
Ledwidge: Po, rreth 1 mijë serbë të zhdukur që përfaqësojnë statistikisht ndoshta një proporcion më të lartë, por nuk kundërshtoj mizoritë që janë kryer, vrasjet në masë nga forca serbe, disa element të UÇK-së kanë bërë të njëjtë gjë.
Ndaj deklaratave të dëshmitarit, u shpreh i habitur avokati Kehoe, duke thënë se nuk priste që ta thoshte këtë, marrë parasysh se ka pas shumë më shumë shqiptar të Kosovës që janë zhdukur.
Ledwidge: Në cilën periudhë kohore në misionin tonë disa më vonë mund të them se në dy periudha kohore para bombardimit dhe gjatë bombardimit dhe pas bombardimit kështu ka qenë saktësisht, sepse siç e thatë edhe ju numri i personave të vrarë nga autoritetet serbe ishte më i madh se sa numri i vrarë nga UÇK-ja.
Ndërkohë, teksa është pyetur nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, ish-oficeri i inteligjencës britanike, ka thënë se nuk e ka takuar asnjëherë Jakup Krasniqin dhe se për të nuk kishte dëgjuar deri kur kishte filluar intervistat.
“Jo nuk e kemi takuar, ne u përpoqëm që të bënim takime me të sa i takon përpjekjeve përmes zingjirit të komandës megjithatë me sa më kujtohet informacioni im është se ose u refuzua ai takim me ne ose nuk ia dolëm të siguronim një takim me të, nuk më kujtohet”.
Gjykimi kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse, ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.
Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.