
Dëshmitari Agim Idrizi i cili u mor në pyetje në Gjykatën Speciale para disa ditëve, vazhdon të jetë temë diskutimi në Kosovë.
Ai gjatë dëshmisë së tij kishte mohuar se ka qenë pjesëtar i Policisë së Serbisë si dhe roje pylli. Megjithatë, Enver Axhami të cilin Idrizi e përmendi si urdhërdhënës për ndalimin e tij, tha se Idrizi ishte pjesë e një ofansive me serbët në fshatin e tij.
Por, reagimet të shumta kanë vazhduar në rrjetin social Facebook kundër dëshmitarit Agim Idrizi.
Idrizi së fundi ka publikuar në rrjete sociale disa fotografi ku shihet i lënduar. Ato lëndime Idrizi pretendon t’i jenë shkaktuar nga ndalimi në kohën e luftës.
Gjatë marrjes në pyetje Idrizi e pranoi se ai s’ka pasur probleme me UÇK-në, por që këto probleme ishin personale.