Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dështimet “plebishitare” të shumicës parlamentare

Gazeta10
19 April 2023 - 18:58

Raporti: Gentiana Gashi/Kanal10

Pas dy tentimeve që të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, në mungesë të kuorumit nuk janë vazhduar punimet.

Kjo seancë, e cila në rend dite kishte pika të papërfunduara nga seancat e muajit shkurt, mars e prill ishte paraparë të niste në orën 10:00, por në mungesë të deputetëve është  shtyrë për orën 12:30 dhe sërish dështoi.

E kritika për deputetët që nuk ishin prezent pati kryekuvendari Glauk Konjufca.

Sipas tij me këto sjellje kjo legjislaturë nuk meriton të vazhdojë.

Konjufca u detyrua t’i ndërpresë punimet deri në seancën e radhës.

Për mungesë të kuorumit, opozita ka fajësuar mazhorancën duke thënë se kanë bërë kaos parlamentar.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se partia në pushtet është e papërgjegjshme duke lënë më shumë se 50 pika të papërfunduara.

Të papranueshme dhe abuzim me besimin e qytetarëve, e ka quajtur dështimin e seancave edhe shefi i  grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Edhe gjatë javës së kaluar, shkaku i mungesës së kuorumit kanë dështuar të mbahen seancat e Kuvendit të  Kosovës.

Ndër pikat që ishin paraparë të diskutoheshin në seancën e të mërkurës ishin votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike, votimi në parim i Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, etj.

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.