Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dështon përsëri mbajtja e seancës për votimin e buxhetit në Gjilan

Gazeta10
25 February 2025 - 14:58

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar sërish të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e cila ishte ftuar nga kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni, me pikën e vetme të rendit të ditës miratimin e buxhetit për vitin 2025.

“Në këtë seancë munguan këshilltarët e dy partive opozitare, LDK dhe PDK, dhe me këtë rast, kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu tha se me 13 këshilltarë prezentë, nuk ka kuorum për të filluar këtë seancë”, thuhet në një njoftim për media të kësaj komune.

Ndërkohë, kreu i komunës, Alban Hyseni, ka paralajmëruar konferencë për media./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.