Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Detaje nga Prokuroria për arrestimin e dy kosovarëve që dyshohen se ishin bashkëpunëtorë të BIA

Gazeta10
05 Qershor 2024 - 14:48

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dhënë detaje të reja për arrestimin e dy personave të dyshuar si bashkëpunëtor të BIA-s serbe.

Në njoftim bëhet e ditur se Prokuroria ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi Kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ndaj të dyshuarve ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore” thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.