
Një grup për rreth 20 serbëve kanë vendosur rreth orës 22:00 të së martës një barrikadë në Kurshumli, në mënyrë për të bllokuar kalimin e automjeteve në drejtim të Kosovës.
Kjo ka bërë që të mbyllet tërsisht edhe pika kufitare në Merdarë.
Gazetarja e Kana10 ka treguar në Prime Time se janë kthyer mbrapshtë edhe familjarët e mërgimtarëve të cilët kanë dalë për t’i pritur familjarët e tyre, që kishin parashikuar të vinin nga Merdara.
Ajo ka thënë se mërgimtarët të cilët ia kishin mësyer Kosovës, janë detyryar të kthehen nga rruga që të çon në Merdar.
Më poshtë detajet e plota përmes VIDEOS.