Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Detaji i veçantë në pamjen e Princit William tërheq vëmendjen e të gjithëve

Gazeta10
24 April 2023 - 0:05

Pas një periudhe mungese nga qendra e vëmendjes, Princi dhe Princesha e Uellsit bënë një paraqitje të përbashkët dhe natyrshëm tërhoqën të gjithë vëmendjen.

Princi Uilliam dhe Catherine Middleton mbërritën në Birmingham ku mësuan për kulturën dhe trashëgiminë e qytetit, ndërsa u takuan me njerëz të biznesit që operojnë atje.

Për paraqitjen e saj, Catherine Middleton zgjodhi një fustan elegant midi të markës së saj të preferuar Karen Millen.

Fustani i 41-vjeçares kombinon një dekolte V, një rrip të integruar në bel dhe një fund me plisa. Kombinimin e saj e kompletoi me taka të ngjashme.

Uilliam ishte gjithashtu më i mprehtë, duke zgjedhur pantallona blu të errët, një xhaketë kafe dhe këmishë blu të hapur.

Megjithatë, një detaj në pamjen e tij u komentua veçanërisht. Ai mbante një shami me të njëjtën ngjyrë si fustani i bashkëshortes në xhaketën e tij për t’iu përshtatur asaj.

Disa fansa e kanë vënë re këtë element dhe e kanë cilësuar si detajin perfekt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.