Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

DHTIK dhe Komuna e Vitisë forcojnë mbështetjen për bizneset, nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Gazeta10
15 September 2026 - 16:08

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK), së bashku me Komunën e Vitisë, organizuan aktivitetin “Kafja e mëngjesit”, ku u diskutua për sfidat dhe nevojat e komunitetit të biznesit.

Në kuadër të këtij aktiviteti, DHTIK dhe Komuna e Vitisë nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi, me synim avancimin e zhvillimit ekonomik, krijimin e mundësive të reja për bizneset dhe rritjen e punësimit në komunë.

Memorandumi krijon një bazë për iniciativa konkrete që kontribuojnë në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për bizneset dhe në zhvillimin ekonomik të Komunës së Vitisë.

Kryetari i Bordit të DHTIK-së, Skender Krasniqi, theksoi rëndësinë e koordinimit me komunat, në mënyrë që bizneset që përballen me sfida në nivel lokal të kenë mundësi t’i adresojnë ato dhe të marrin zgjidhje sa më të shpejta.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, falënderoi DHTIK-në për organizimin e këtij takimi, duke vlerësuar rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me bizneset dhe adresimit të kërkesave të tyre.

Në komunikatë thuhet gjithashtu se, gjatë takimit, bizneset prezantuan sfidat me të cilat përballen, siç ishin: reduktimet e energjisë, disa probleme në zonën ekonomike, rritja e çmimit të naftës, mungesa e institucioneve funksionale, etj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.