
Prokuroria Themelore e Pejës ka dhënë detaje lidhur me dhunimin e një burri nga tre të tjerë në Istog, rasti ka ndodhur të martën teksa sot u bë i ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, deklaroi se rasti ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Nikçi, mes tjerash, bëri të ditue se ndaj tre të dyshuarve është iniciuar rast teksa hetimet rreth rastit janë duke vijuar.
“Rasti ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Ndaj tre personave është inicuar rast për veprën penale dhunimi. Janë duke u ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme hetimore për këtë rast. Për shkak te ndjeshmërisë nuk mund te japim me shume informata”, tha Nikçi./Gazeta10