
Sipas raportit 24 orësh policor, është dhunuar viktima nga Istogu, ku raportoi rastin në polici pas një muaji e e gjysmë nga ngjarja, raporton Gazeta10.
Sipas njoftimit, njësitë policore kanë intervistuar viktimën dhe lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.
Rasti vazhdon të hetohet.
“Istog 21.11.2022 – 15:28. Është raportuar se ka ndodhur një rast i dhunimit. Njësitë policore kanë intervistuar viktimën që deklaruar se para një muaji e gjysmë ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.”/Gazeta10.