Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Dhunuan Klea Prengën, policia u sekuestron makinat motrave Berisha, prokuroria nxjerr urdhër ndalimi

Gazeta10
19 August 2024 - 13:19

Detaje të reja nga hetimet lidhur me ngjarjen ku u dhunua Klea Prenga, ngjarje për të cilën u shpallën në kërkim motrat Antonela dhe Mariela Berisha.

Policia ka sekuestruar dy automjete,  makinën që kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën që kanë lëvizur më pas.

Zyrtarisht sipas TIMS nuk rezulton se nuk janë larguar jashtë vendit çështja është referuar në Prokurorinë e Tiranës dhe mësohet se është nxjerrë urdhër ndalimi për të dyja motrat për akuzën e plagosjes së rëndë në bashkëpunim.

Klea Prenga u dhunua barbarisht teksa po darkonte në një restorant në Tiranë. Motrat Antonela dhe Mariela Berisha i kanë shkaktuar plagë të rënda në fytyrë, pamje të cilat janë bërë publike dhe vetë Klea në llogarinë e saj personale në rrjetet sociale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.