Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dialogu Kosovë-Serbi, Kamberi: Shqiptarët e Luginës të i bashkohen

Gazeta10
26 October 2022 - 10:20

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se shqiptarët e Luginës duhet t’i bashkohen dialogut Kosovë-Serbi, raporton Gazeta10.

Kamberi ka thënë se për këtë temë është folur edhe me emsiarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Nga Escobari morëm një premtim se do të bisedonte me Lajçakun dhe do të propozonte takim me ne. Ne i kërkuam takim dhe presim që kësaj radhe të ketë përgjigje pozitive, sepse çështja e Luginës së Preshevës pashmangshmërisht duhet të jetë një temë diskutimi”, theksoi Kamberi, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.

Tutje, Kamberi ka thënë se përpos si kërkesë ndaj Escobar ata kanë qenë edhe në Departamentin e Shtetit para disa ditësh ku kanë përcjellur këtë kërkesë e cila është kërkesë e tri komunave në jug të Serbisë.

“Kamberi ka thënë se liderët shqiptarë të tri komunave në jug të Serbisë kanë qenë në Departamentin e Shtetit para disa ditësh dhe se kanë përcjellë kërkesën që çështjet e tri komunave në jug të Serbisë të përfshihen në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.