Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Diaspora Flet”, konferenca që bashkon qindra shqiptarë nga e gjithë bota në Prishtinë

Gazeta10
17 May 2023 - 10:03

Konferenca ‘Diaspora Flet’ rikthehet në edicionin e tretë, në Prishtinë, më 18, 19 dhe 20 maj 2023. Qëllimi i konferencës, nën moton “Si mund të bashkë-krijojmë?” është nxisë forma të bashkëpunimit mes diasporës dhe vendeve amë në fusha të ndryshme.

Konferenca tashmë ka konfirmuar një numër të madh folësish, përfshirë presidenten, kryeministrin e Republikës së Kosovës.

Poashtu prezent do të jenë edhe personalitete të shquara të diasporës, përfshirë anëtarë të Këshillit Koordinues të Diasporës si Anila Hyka-Smorgrav, Ardian Lekaj, Rosario Petta (përfaqësues i komunitetit Arbëresh), biznesmenë si Nazmi Viqa, aktivistë si Avni Mustafaj dhe Mirela Sula dhe artistë si Petrit Çeku e Alban Ukaj apo Vjollca Robelli-Mripa do të marrin pjesë.

Gjithçka do të fillojë të enjten me datë 18 maj, ku nga ora 17:00 do të bëhet pritja e pjesëmarrësve në një qender, ku do të mbahen pjesa më e madhe e aktiviteteve të parapara.

Dita e dytë e konferencës fillon nga ora 07:00 në mëngjes me “Ecjen e Diasporës” në parkun e Gërmisë. Ecja do të shoqërohet nga alpinistja Mrika Nikqi.

Gjatë ditës së 19 majit, konferenca do të trajtojë tema qasja institucionale e angazhimit të diasporës, integrimi i përspektivës gjinore në debatin e diasporës, emigrimi i të rinjve dhe “ikja e trurit”, filantropia e diasporës në funksion të zhvillimit të nismave dhe projekteve në vendet amë, angazhimi i diasporës për zhvillimin e qyteteve tona, vota e diasporës dhe përfaqësimi, jeta kulturore, gjuha shqipe dhe identiteti në diasporë, etj.

Në kuadër të konferencës do të organizohet një panair me 20 biznese prodhuese kosovare dhe 10 organizata që ofrojnë shërbime të ndryshme. Panairi do të jetë i hapur gjatë gjithë ditës në hapësirat e konferencës.

Në frymën e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes Kosovës, diasporës shqiptare dhe të gjithë pjesëmarrësve të konferencës dita e fundit do të jetë ditë e vizitave që do të zhvillohen në tre vende të ndryshme. Vizita në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku përfaqësues të komuniteteve të diasporës nga Italia, Greqia, Gjermania, Zvicra, Franca, Britania, ShBA-të, Skandinavia do të paraqesin opnionet dhe kërkesat e tyre karshi ligjvënësve kosovarë.

Gjithashtu, gjatë ditës së tretë, do të vizitohet njëra nga kompanitë në fushën e IT-së me investitorë nga diaspora, si dhe konferenca e zhvilluesve shqiptarë në fushën e IT-së.

Konferenca është e hapur për publikun dhe për të marrë pjesë, ju mund të merrni informacionet e detajuara dhe regjistroheni përmes uebfaqes së konferencës: https://diasporaflet.germin.org/sq/https://diasporaflet.germin.org/sq/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.