Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dibrani pret në takim drejtorin e burgjeve të Shqipërisë, diskutohet për thellim të bashkëpunimit

Gazeta10
28 May 2026 - 15:53

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka pritur në takim në drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të Republikës së Shqipërisë, Adriatik Kupi, si dhe përfaqësuesit e ICITAP-it për Inteligjencën Korrektuese në Ballkan.

Pjesë e delegacionit ishin Frank Karam, Këshilltar i ICITAP për Inteligjencë Korrektuese për Kosovë dhe Shqipëri, si dhe Jeffery Woodworth, Këshilltar i ICITAP për Inteligjencë Korrektuese për Maqedoninë e Veriut.

Me këtë rast, drejtori Dibrani e uroi Adriatik Kupin për detyrën e re në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të Republikës së Shqipërisë, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e mandatit të tij, si dhe i ofroi bashkëpunim dhe mbështetje të plotë në funksion të forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve institucionale.

Gjatë takimit, drejtori Dibrani prezantoi të arriturat dhe sfidat me të cilat përballet Shërbimi Korrektues i Kosovës, duke vënë theks të veçantë në rehabilitimin dhe risocializimin e personave të dënuar, ngritjen e nivelit të sigurisë, si dhe forcimin e burimeve njerëzore.

Në përfundim të takimit u ritheksua vullneti i përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe avancimin e praktikave bashkëkohore në fushën korrektuese, e veçanërisht atë të inteligjencës korrektuese ndërmjet të të dyja vendeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.