
Një autobus është përfshirë nga flaka në këto momente në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Besi.
Policia nuk ka raportuar për persona të lëdnduar.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht, Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.
Aty ka dal edhe policia dhe ekipet me zjarrfikës.