Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Digjet një fabrikë në Gjakovë, policia jep detaje

Gazeta10
08 Janar 2026 - 17:44

Një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën e dyshekëve “Comodita” në Gjakovë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Gjergj Sokoli”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka njoftuar se menjëherë pas njoftimit, njësitet e zjarrfikësve dhe të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar intensivisht për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. Sipas autoriteteve, flakët janë të përmasave të mëdha dhe ndërhyrja emergjente është ende në zhvillim.

““Rreth orës 16:50, jemi njoftuar se në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë një fabrikë është përfshirë nga zjarri. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit”.

Elezaj ka bërë të ditur se deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

“Deri në këto momente, bazuar në informatat e pranuara, nuk raportohet për persona të lënduar, megjithatë verifikimi i plotë i situatës dhe i pasojave eventuale në njerëz do të bëhet pas shuarjes së plotë të zjarrit”, ka shtuar ai.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e zjarrit, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje të shmangin zonën për arsye sigurie./Telegrafi/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
19 Dhjetor 2025

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.