
Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mbyllur Klan Kosovën, ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi duke thënë se vendimi është i papranueshëm, i rrezikshëm dhe kundër secilës vlerës demokratike mbi të cilat është ngritur Kosova.
“Kjo Qeveri e ka humbur rrugën! Nga panika, çdo ditë e më shumë po zhytet në llumin e vendimeve ta padinjitetshme dhe me tendenca diktatoriale. Prandaj, sot, jemi të gjithë të bashkuar kundër këtij vendimi autoritar dhe në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe medias së lirë.
Mos e mbyllni Klan Kosovën. Diktatura nuk kalon!”, ka shkruar Krasniqi.