Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Diktaturë populiste” – Abdullahu: Qeveria Kurti, i jep vetës të drejtë të hyjë edhe në familje

Gazeta10
09 September 2022 - 18:11

Greva e mësimdhënësve në arsim po e shpërfaqë më së miri, diaktaturën populiste të kësaj qeverie.

Deklaroi kështu në Info10, zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, i cili shtoi se partia e kryeministrit, Kurti me këtë qasje po i jep vetës të drejtë të hyjë edhe në familjet e secilit qytetarë, shkruan Gazeta10.

“Greva në arsim e paraqet më së mirti atë që unë e quaj diktaturë populiste. Atë që unë e shoh, e vlerësoj para të tjerëve që deri ku shkon konfidenca e konvertuar në arrogancë politike, që anashkalon çdo gjë që i thuhet ndryshe. Kjo ndodh në qeverinë Kurti sot. Do të thotë është një qasje përjashtuese ndaj çdo gjëje, ndaj OJQ-ve e ndaj institucioneve. Kjo Qeveri aktuale është e bindur se politikisht ka të drejtë dhe i ka fituar votat, dhe ka të drejtë të invovohet gjikund, bile të hyjë edhe në familje”, deklaroi Abdullahu në Info10. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.