Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dimal Basha për të dytën herë: Miq po, edhe aleatë po, veç edhe t’padrejtë n’këtë qasje po

Gazeta10
06 September 2024 - 14:09

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, dje tha se emisari i vendit të tij për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, erdhi në Kosovë për ta nxitur kryeministrin Albin Kurti për të bërë kompromis për CEFTA-n, por tha se kjo dështoi.

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, po i akuzon aleatët e Kosovës se po insistojnë që Kosova ta zbatojë marrëveshjen e CEFTA-s por jo edhe marrëveshjen për lëvizje të lirë në Urën e Ibrit.

 “Miqtë dhe aleatët po insistojnë me respektu marreveshjen e CEFTA-s, por assesi marrëveshjen për Urën e Ibrit! Miq po, edhe aleat po, veç edhe t’padrejtë n’këtë qasje po!”, ka shkruar Basha.

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, dje lajmëroi për takimin që kishte pasë Kurti me Sarrazin dhe tha se takimi u zhvillua “për të diskutuar mbi mundësitë e zhbllokimit të vendimmarrjes në CEFTA”.

Ai tha se pas tre vitesh bllokadë të Serbisë brenda CEFTA-s, “kemi një zgjidhje kompromisi”, por tha se tash Serbia ka kushtëzuar.

“Serbia tash e ka kushtëzuar këtë zgjidhje me heqjen e masave të sigurisë së Kosovës në pikat kufitare me Serbinë. Këto dy çështje nuk janë të ndërlidhura. Masat e Kosovës nuk kanë të bëjnë me tregtinë, por rrjedhin nga kërcënimet ndaj sigurisë së shtetit tonë. Ato nuk janë marrë nga Ministria e Tregtisë, por nga autoritetet tona të sigurisë. Kosova është shteti më proaktiv në Procesin e Berlinit dhe Kryeministri Kurti ka promovuar vazhdimisht integrimin e mëtejmë të rajonit”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.