
Nutricistja e njohur Diola Dosti, e ftuar në emisionin Prime Verë në Kanal 10, ndau një histori interesante nga takimi i saj me një këngëtare shumë të famshme, identitetin e së cilës zgjodhi të mos e zbulojë.
Ajo tregoi se ishte befasuar nga përshtypja që i la shtrëngimi i dorës së artistes.
“Kam takuar një këngëtare, s’ka rëndësi. Ajo është shumë e famshme, nuk dua t’ia them emrin dhe të gjithë e duam muzikën e saj. Kur ma dha dorën, thashë: ‘Qyqja, m’ngeli në dorë kjo’, se ishte pa pikën e energjisë. Thashë: ‘O Zot, çka e kisha marrë në dorë këtë’,” u shpreh Dosti me humor.