Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Diplomatët parashohin kolaps të marrëveshjes së Ohrit, kritika në adresë të Bashkimit Evropian

Gazeta10
22 March 2023 - 11:18

Diplomati Kosovar dhe njohësi i mirë i marrëdhënieve ndërkombëtare, Petrit Selimi ka paralajmëruar një dështim të marrëveshjes së Ohrit brenda 30 ditëve.

Në një postim në Twitter, ai është shprehur se ky është komplet “një cirk i plotë”.

“Ky është një cirk i plotë. Unë me të vërtetë shpresoj se jam gabim, por parashikoj dështimin e plotë të Ohrit në më pak se 30 ditë. Të gjithë hapat “i menjëhershëm” apo të parashikuar? Asnjë nuk do të ndodhë. Tani Serbia zgjati vijat e kuqe duke kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës jo vetëm në OKB, por edhe “të gjitha agjencitë e OKB-së”” ka shkruar ai.

Reagimi ndaj këtij Tweeti nuk ka munguar nga një tjetër diplomat i njohur anglez, Denis MacShane.

Ai është marrë me Miroslav Lajçak duke thënë se “si është e mundur që një diplomat i rangut të tillë i një vendi që nuk e njeh Kosovën si Sllovakia është vendosur në krye të këtij procesi dialogues”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.