
Vladimir Makei, 64 vjeç, shihej si i vetmi kanal kryesor i komunikimit me Perëndimin në regjimin pro-rus të linjës së ashpër të diktatorit Alexander Lukashenko – vdiq një ditë pas takimit me të dërguarin e Papës, Ante Joziq, shkruan The Mirror, transmeton Gazeta10
Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë ka vdekur papritmas sot pasi thuhet se ka mbajtur bisedime sekrete për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Vdekja e tij erdhi në mënyrë misterioze një ditë pasi ai u takua me të dërguarin e Papës Ante Jozić ku thuhet se diskutuan një plan sekret paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Makei kishte qenë ministër i Jashtëm për një dekadë dhe do të priste ministrin e Jashtëm të Vladimir Putinit, Sergei Lavrov, të dielën dhe të hënën në Minsk.
Zëdhënësja e Lavrov tha se Rusia ishte “tronditur” me vdekjen e tij, teksa asnjë shkak i vdekjes nuk u dha – por disa burime spekuluan se vdekja e tij mund të ishte e dyshimtë.
Disa raporte thanë se Makei vdiq nga një atak në zemër në shtëpi. / Gazeta10